Ekipi rikthehet punës dhe mendon për sfidën e radhës ndaj Suharekës - SC GJILANI

Ekipi rikthehet punës dhe mendon për sfidën e radhës ndaj Suharekës

Skuadra është rikthyer në aktivitet pas duelit të fundjavës së shkuar, derisa me motiv dhe mendje për sfidën e radhës ndaj Suharekës.

Pas pushimit një ditor ekipi është kthyer në vendin e zakonshëm të punës në përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23.

Me motiv dhe mendje për sfidën e trembëdhjetë kampionale ndaj skuadrës së promovuar këtë edicion në kampionatin elitar.

Me grupin nuk ka stërvitur Edison Kqiku, i cili ka ndjerë një shqetësim muskular në këmbën e djathtë.

Gjithë futbollistët janë vënë nën urdhërat e kryetrajnerit Ardian Nuhiu.