Gjilani 0-1 Drenica | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 0-1 Drenica | AlbiMall Superliga

Pas tri fitoreve radhazi, ekipi zhgënjen në shtëpi, teksa mposhtet me rezultat minimal nga skuadra e Drenicë (0-1).

  • Vendos një penalti diskutabile 
  • Humbja e tetë sezonale
  • Skuadra dështon të realizoj pas 12 xhirove
  • Ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Llapit

“Kuqebardhët” janë ndaluar në shtëpi nga skuadra e Drenicës, pasi që regjistruan tri fitore radhazi dhe ishin në ecuri fantastike të rezultateve.

Golin e vetëm nga penaltia e realizoi Kreshnik Uka në minutën e 21-të të ndeshjes nga një penalti tejet diskutabile të dhuruar nga gjyqtari kryesor Alban Shala për udhëtuesit, pasi që paraprakisht Igball Jashari kishte një duel brenda zonës me futbollistin Sabit Bilali.

Mundësitë e Armend Thaqit dhe Senad Jarovic në pjesën e parë të lojës, mbetën të pashfrytëzuara dhe nën hijen e gjykimit të kryesorit Shala.

Në fraksionin e dytë të lojës, të besuarit e Debatik Currit e kontrolluan gjithë lojën dhe krijuan raste të shumta shënimi, mirëpo pa arritur të gjenin cakun e shumëkërkuar.

Blerind Morina dhe Udoyen Akpan patën mundësitë më të mira për të realizuar, mirëpo goditjet e dy futbollistëve u ndalën nga ‘gardiani’ Kenan Haxhihamza.

Ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve nga një penalti e dhuruar në pjesën e parë të lojës dhe me ekipin që tashmë sheh para vetëm nga sfida e mesjavës ndaj Llapit.

 

 

Të dhënat

SC Gjilani – FC Drenica 0-1 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Alban Shala, Arbnor Bullatovci, Bekim Rama, Valon Bajgora, Eridon Podvorica (VAR), Drilon Rexhepi (AVAR)
Golashënues: Kreshnik Uka 21′
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli, Mevlan Adili Armend Thaqi |Indrit Prodani, Igball Jashari, Keslin Shani, Thomas Brdaric (KT)
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Krivanjeva, As.Thaqi (64′ Prapashtica), Bilali (45′ Adili), Taipi, Morina, Rrahmani (79′ Akpan), Bilalli, Basa, Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.