Zekirija Ramadani rikthehet me fitore në stolin e kuqebardhëve, derisa të besuarit e tij triumfojnë përballë Feronikeli ’74 (1-0).
- Armend Thaqi realizon golin e fitores
- Porta e paprekur për ndeshjen e dytë radhazi
- Bleart Tolaj rikthehet nga lëndimi
- Ndeshja e radhës ndaj Llapit sërish në shtëpi
Fitore minimale, por krejtësisht e merituar pas një dominimi nga fillimi, deri në fundin e takimit.
17′ – Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani nisi krjimin e rasteve, teksa Granit Jashari nga afërsia gjuajti mbi portë, duke shpërdoruar një mundësi ideale për të realizuar.
18′ – Vetëm një minutë më pas, kapiteni Armend Thaqi gjuajti nga distanca, por Agron Kolaj ishte i sigurtë në pritjen e tij.
21′ – Një tjetër mundësi e mirë shënimi iu tregua Granit Jashari, por sërish ishte i pasuksesshëm në goditjen e tij drejt portës.
42′ – E vetmja mundësi për mysafirët në fraksionin e parë të ndeshjes ishte gjuajtja e Ibrahim Cervadikut nga ndërprerja, por tejet i sigurtë ishte gardiani Marijan Coric.
56′ – Me të filluar fraksioni i dytë i lojës, mundësi shumë e mirë shënimi iu ofrua Oltion Bilallit, i cili me këmbën e majtë gjuajti mbi portë.
65′ – Yll Ibrahimi gjuajti bukur me të majtën brenda zonës, mirëpo goditja e tij u prit nga Arlind Shabani, duke i mohuar një gol të sigurtë.
74′ – Arjol Bllaca gjithashtu pati një mundësi të mirë shënimi pas harkimit të Lorik Boshnjakut, por goditjen e tij me kokë, e ndali me shumë mund Agron Kolaj.
78′ – Kapiteni Armend Thaqi provoi goditjen e tij nga dënimi. por mbi portën e Agron Kolajt.
90+4′ – Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, futbollisti Lorik Dobratiqi ndali një top me dorë brenda zonës pas aksionit individual të Milazim Bajraktarit dhe pas rishikimit të sistemit VAR-, gjyqtari Rrezart Hasanaj akordoi penalti.
90+4′ – Nga pika e bardhë realizoi me shumë qetësi kapiteni Armend Thaqi për ta zhbllokuar ndeshjen dhe për ti dhënë fitoren kuqebardhëve (1-0).
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi dhe që mbanë skuadrën në kreun e klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara pas dhjetë xhirove.
Ndeshja e radhës
Gjilani – Llapi
Stadiumi ndihmës në Gjilan | 23 tetor 2026 | 18:00
Gjilani – Feronikeli ’74 1-0 (0-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Rrezart Hasanaj, Kastriot Peci, Altin Zhegrova, Granit Pacolli, Eridon Podvorica (VAR), Pashtrik Burrniku (AVAR)
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Arbër Potoku, Granit Jashari (76′ Milazim Bajraktari), Yll Ibrahimi (66′ Blerind Morina), Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani (46′ Arjol Bllaca), Robert Rrahmani (84′ Bleart Tolaj), Oltion Bilalli, Mevlan Zeka. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.
