Disfatë surprizuese në shtëpi nga skuadra e Dukagjinit, që vështirëson rrugën drejt arritjes së objektivit në fazën e fundit të kampionatit.
- Rrahmani rikthehet nga lëndimi me gol
- Akpan shënon golin e parë me ‘kuqebardhët’
- Abazi ia bën sefte me “Skifterat”
- Prishtina ‘misioni’ i radhës
Skuadra është ndalur sërish në shtëpi, teksa ka pësuar humbje në sekondat e fundit të ndeshjes nga skuadra e Dukagjinit (2-3). Pavarësisht dominimit të plotë në ndeshje, ekipi nuk ka arritur të shpëtoj një tjetër ndeshje që përfundon në minutën e 90+6′.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes përmes Altin Merlakut, pasi që paraprakisht gjyqtari Erdall Zasella akordoi një penalti tejet të dyshimtë për udhëtuesit pas ndërhyrjes së Albin Prapashticës në Dienit Isufin.
Përkundër përpjekjeve për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë të lojës, kjo gjë nuk ndodhi. Robert Rrahmani me tu inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, arriti me një gjuajtje të saktë brenda zonës ta gjej rrjetën e Egzon Lekajt për ta barazuar rezultatin (1-1).
Vetëm pesë minuta më pas, në momentet më të mira të skuadrës vendase, erdhi ndëshkimi. Dienit Isufi me një gjuajtje të bukur nga distanca arriti të realizonte dhe ti kalonte sërish udhëtuesit në epërsi (1-2).
Rezultati u barazua sërish në minutën e 90+2, teksa Udoyen Akpan e dërgoi topin drejt rrjetës, pasi që u shërbye brenda zonës me kokë nga Senad Jarovic (2-2).
Kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes, krejt në aksionin e fundit, Dukagjini realizon edhe njëherë përmes Dardan Morinës dhe këtë herë për ta vendosur epilogun final të ndeshjes (2-3).
Në kuadër të xhiros së ardhshme Gjilani takohet me Prishtinën në “Fadil Vokrri”.
Të dhënat
SC Gjilani – KF Dukagjini 2-3 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Erdall Zasella, Drilon Rexhepi, Kastriot Peci, Gramos Shala, Burim Jahmurataj (VAR), Bajram Kabashi (AVAR).
Golashënues: Robert Rrahmani 51′, Udoyen Akpan 90+2′ | Altin Merlaku (pen.) 23′, Dienit Isufi 55′, Dren Morina 90+6′, Bajram Kabashi
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli, Astrit Thaqi, Robert Rrahmani, Senad Jarovic | Kushtrim Gashi, Albion Pllana, Elton Basri, Hekuran Berisha, Basid Khalid, Melos Zenunaj
Përbërja: Kolaj, Ar. Thaqi (C), Zebic (65′ Abazi), Krivanjeva, Bilali (65′ Akpan), Boshnjaku, Taipi (45′ As.Thaqi), Bilalli, Prapashtica (45′ Rrahmani), Basa (76′ Kqiku), Jarovic. Trajner: Debatik Curri.
