Ferizaj është kundërshtari i radhës në kampionat që do ti sfidojë kuqebardhët.
Skuadra do të rikthehet në ardhje të vikendit, derisa do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Grupi po punon me intensitet për takimin ndaj “Ujqërve” që këtë edicion kanë arritur të marrin dy fitore përballë “kuqebardhëve”, ndërkohë që përballja e së shtunës do jetë e treta e këtij edicionit.
Ekipi do të jetë i kompletuar dhe pa mungesa në përbërje.