Grupi i gatshëm për ballafaqimin e radhës ndaj Dukagjinit - SC GJILANI

Grupi i gatshëm për ballafaqimin e radhës ndaj Dukagjinit

Ekipi ka mbyllur gjitha përgatitjet e duhura për duelin e radhës kampional, me ç’rast na prej Dukagjini në Klinë.

Me shumë konfidencë futbollistët e udhëhequr nga Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së dielës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto mbrojtësin Endri Reçi dhe mesfushorin Robert Rrahmani, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit.

Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së dielës.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.