Sport Club Gjilani në bashkëpunimin me markën e njohur të veshjeve sportive Jako ka prezantuar fanellat për edicionin 2024/25.
Iconic Red është fanella e cila do ta përfaqësojë ekipin në ndeshjet zyrtare të cilat do zhvillohen si vendas, por edhe në ndeshjet të cilat i nevojitet ekipet në udhëtim.
Qaforja e brinjëzuar i jep dresit një stil urban, elegancë që impresionon brenda dhe jashtë fushës. Funksioni Keep Dry përdor mikrofibrat që përcjellin lagështinë direkt mbi sipërfaqen e materialit.
Ngjyra e kuqe simbolizon vendosshmërinë tonë dhe shpirtin luftarak si ekip.
Fanellat do të dalin në shitje në dyqanin e Jako Kosova në Prishtinë.