Kartela vjetore në dispozicion për sezonin 24/25 - SC GJILANI

Kartela vjetore në dispozicion për sezonin 24/25

Kampionati elitar në futbollin kosovar starton më 10 Gusht, derisa klubi ka menduar për tifozët të cilët duan të jenë sa më afër klubit.

Kartelat vjetore do të jenë në dispozicion të tifozëve nga ky vikend për t’i ndjekur të gjitha ndeshjet si vendas për një çmim unik prej 50 eurove.

Kjo kartelë do autorizohet nga klubi dhe do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër vetëm për një person. Duhet theksuar se është e vlefshme vetëm për ndeshjet të cilat i zhvillojmë si vendas.

Kartelat do të dalin në shitje online dhe do të mund t’i blini përmes kontakteve të cilat janë në dispozicion nga klubi.

💳 Kartela vjetore në dispozicion për sezonin 24/25
💶 Një çmim unik prej 50 Eur.
☎️ Për kontakt në viber & whatsapp +38349268288

Zyra për shtyp,
08 Gusht, 2024