KF Trepça 4-3 SC Gjilani | Superliga U19 - SC GJILANI

KF Trepça 4-3 SC Gjilani | Superliga U19

Skuadra e 19 vjeçarëve ka pësuar disfatë në udhëtim te ekipi i Trepçës nga Mitrovica, në një ndeshje që prodhoi gola të shumtë shënimi (4:3).

  • Elonis Isufi vazhdon shkëlqimin me realizimin e golave
  • Shkëlqim Selmani ia bën sefte
  • Ramiz Sadiku kundërshtari i radhës

Ekipi i Juniorëve ka pësuar humbje në përballjen me Trepçën në udhëtim, pavarësisht performancës pozitive dhe epërsisë fillestare të cilën e patën në fillimin e ndeshjes.

Elonis Isufi, Shkëlqim Selmani dhe Denis Isufi ishin realizator të golave në këtë përballje të cilën “Skifterat” e shpërdoruan deri në fundin e ndeshjes, pasi që u mposhtën me rezultatin 4-3.

Pas tetë xhirove të zhvilluar gjilanasit renditen në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me nëntë pikë të grumbulluara.

Në kuadër të xhiros së radhës, kuqebardhët takohen në shtëpi me Ramiz Sadikun.


Të dhënat:

KF Trepça – SC Gjilani 4:3 (1:1)
Stadiumi ndihmës në Mitrovicë
Gjyqtar:
Gramos Latifi, Samir Blakqori, Albin Berisha
Golashënues: 
Elonis Isufi 18′, Shkëlqim Selmani 55′, Denis Isufi 87′
Përbërja:
Luma, Isaki (80′ D.Isufi), Ramani, Hyseni, Miftari, Kadriu (80′ Emini), Hasani (C), Azemi (45′ Sadiku), E.Isufi, Fejzullai (40′ Selmani), Muharremi. Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Shkodran Muharremi