KOMUNIKATË | Arbër Potoku i Gjilanit deri më 2028 - SC GJILANI

KOMUNIKATË | Arbër Potoku i Gjilanit deri më 2028

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Arbër Potoku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqe e bardh.

Mbrojtësi me përvojë ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028, duke u bërë një prej përforcimeve të rëndësishme për objektivat e skuadrës në sezonet e ardhshme.

Potoku sjell me vete eksperiencë, karakter fitues dhe cilësi të dëshmuara në repartin defensiv, vlera që do t’i shërbejnë ekipit në rrugëtimin drejt synimeve tona.

Klubi i uron Arbër Potokut mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardh. Jemi të bindur se, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, do të japë një kontribut të rëndësishëm për Sport Club Gjilani.

Mirë se erdhe, Arbër!

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

App logo