KOMUNIKATË | Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dy vjeçare - SC GJILANI

KOMUNIKATË | Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dy vjeçare

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Bleart Tolaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.

Sulmuesi i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin ofensiv, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie për objektivat e skuadrës në edicionin 2026/27.

Të gjithë në Sport Club Gjilani i urojmë Bleartit mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqebardhë. Jemi të bindur se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit.

Mirë se erdhe, Bleart!

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

App logo