Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Elton Isufi, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.
19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e sulmuesit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.
Isufi ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur gjatë fazës përgatitore të verës, duke realizuar tre gola me ekipin e parë.
Klubi beson se Eltoni do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e SC Gjilanit.

Urime Elton, suksese dhe shumë gola me fanellën kuq e bardhë!
Zyra për komunikim,
12 Gusht, 2026
