Sport Club Gjilani komunikon nënshkrimin me futbollistin Albin Prapashtica.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe lojtarit do jetë e vlefshme për dy sezonet e radhës, saktësisht deri në vitin 2026.
Prapashtica luan në rolin e sulmuesit të krahut, derisa vjen si vlerë e shtuar për ekipin e Ardian Nuhiut pas disa aventurave në klubet kosovare.
22 vjeçari është mirëpritur nga Ertan Demiri, drejtori sportiv i klubit, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e ri që ka marrë si futbollist.
Zyra për shtyp,
24 Qershor, 2024