Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e Agron Kolajt - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e Agron Kolajt

‘Gardiani’ do të jetë pjesë e kuqebardhëve për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtë të plotë aktivizimi.

Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale.

Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat.

SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit.

Zyra për Informim dhe Komunikim
03 Shkurt, 2026