Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë e Gjilanit - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë e Gjilanit

Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e mesfushorit Lorik Boshnjaku.

Klubi dhe futbollisti ndodhen tashmë në mardhënie kontraktuale deri në verën e vitit 2027.

Boshnjaku afrohet në klub pas përvojave tejet të suksesshme te klubi i Prishtinës dhe Vllaznisë së Shkodrës duke fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar, derisa ishte pjesë e Suharekës në edicionin e fundit futbollistik.

Mesfushori nga kryeqyteti do ti bashkohet ekipit në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.

Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese me ngjyrat “kuqebardh”.

Zyra për shtyp,
21 Qershor, 2025