Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit.
Shorti për fillimin e edicionit të ri futbollistik ende është përcaktuar, mirëpo data kur do të nis edhe zyrtarisht sezoni ri tashmë është konfirmuar.
Gjilani shënon edicionin e 22-të në elitën e futbollit kosovar që nga pasluftja.
Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektive në Ligën e Parë.