Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Kushtrim Shabani.
Pas dy edicionesh të kaluara me fanellën e Gjilanit, palët kanë zgjidhur në mënyrë të dakorduar çështjet kontraktuale, duke i dhënë fund bashkëpunimit.
Klubi e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy sezoneve dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Zyra për shtyp,
19 Korrik, 2025