Klubi Sportiv Gjilani ka organizuar konferencë për media para duelit kampional ndaj FC Dukagjini, i rëndësishëm për xhiron e 30-të në Albi Mall Superligë.
Për të diskutuar në lidhje me ndeshjen, fjalën do ta kenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Aridon Bllaca.
Ngjarja do të zhvillohet më 20 prill me fillim nga ora 13:00 në ambientet e klubit (Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës” p.n).
Zyra për media
19 prill, 2025