Konferencë për media | Nuhiu dhe Haxhihamza flasin para sfidës ndaj Ballkanit - SC GJILANI

Konferencë për media | Nuhiu dhe Haxhihamza flasin para sfidës ndaj Ballkanit

Kryetrajneri i ekipit Ardian Nuhiu do jetë së bashku me futbollistin Kenan Haxhihamza para pyetjeve të gazetarëve në prag të duelit kampional ndaj FC Ballkanit, i vlefshëm për xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.

Para duelit i cili zhvillohet ditën e hënë më 19 Gusht, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore, më pas do vazhdohet me agjendën e paraparë.

Nga ora 12:00 do të jenë përballë mediave kryetrajneri Ardian Nuhiu, si dhe Kenan Haxhihamza, futbollist i skuadrës.

Konferenca mbahet të dielen më 18 Gusht me fillim në ambientet e klubit. (Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës” pn).

Zyra për media
18 Gusht, 2024