Skuadra ka pësuar disfatën e parë kampionale, pasi që është mposhtur në “Liman Gegaj” nga Malisheva 3-1.
- Oltion Bilalli vazhdon realizimin e golave
- Bilalli dhe Jashari i mposhtë ‘virusi’
- Sfida e parë të skuadra pranon tre gola
- Sfida e radhës ndaj Ballkanit
Ekipi ishte tejet i motivuar për duelin e fundjavës ndaj Malishevës në udhëtim, mirëpo rezultati nuk ishte më i dëshiruari, duke lëshuar “Liman Gegajn” me disfatë (3-1).
Ndeshja nuk nisi mirë për të besuarit e Debatik Currit, pasi që në minutën e tetë të ndeshjes, futbollisti Vusal Isgandarli realizoi për epërsinë e vendasve (1-0).
Megjithatë, skuadra reagoi shpejtë, duke barazuar rezultatin përmes Oltion Bilallit, i cili e kompleton një aksion model të nisur nga Robert Rrahmani dhe Armend Thaqi (1-1). Ndodhi kjo në minutën e 18-të të ndeshjes.
Pavarësisht që skuadra tentoi të gjente edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, rrjetat mbetën të paprekura.
Në fraksionin e dytë të lojës sërish skuadra e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar dy mundësi të pastërta shënimi me Bleart Tolajn dhe Mevlan Zekën, por dy gjuajtjet nuk gjetën cakun e shumë kërkuar.
Në minutën e 70-të të ndeshjes vendasit gjetën golin e epërsisë, derisa Vusal Isgandarli realizoi për 2-1. Vetëm tre minuta më pas i njejti futbollist realizoi edhe golin e tretë personal në ndeshje, duke e vendosur epilogun përfundimtar të sfidës, 3-1.
Ekipi rikthehet në shtëpi në mesjavë, derisa e pret Ballkanin të mërkurën me fillim nga ora 19:00.
Ndeshja e radhës
Gjilani – Ballkani
Stadiumi ndihmës në Gjilan | 8 shtator 2026 | 19:00
Highlights, Malisheva – Gjilani
FC Malisheva – SC Gjilani 3-1 (1-1)
Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë
Gjyqtar: Bardh Ajeti, Granit Hyseni, Kastriot Peci, Eridon Podvorica, Alban Shala (VAR), Alban Ejupi (AVAR)
Golashënues: Vusal Isgandarli 8′, 70, 73′ | Oltion Bilalli 18′
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Granit Jashari (45′ Arjol Bllaca), Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku (75′ Blerind Morina), Hamdi Namani, Oltion Bilalli (45′ Mevlan Zeka), Robert Rrahmani, Bleart Tolaj. Debatik Curri – Kryetrajner
