Skuadra rikthehet në aksion pas ndalesës së kampionatit për shkak të ndeshjeve internacionale të kombëtareve, derisa objektivi i radhës na dërgon në Suharekë për tu përballur me Ballkanin.
Ballkani – Gjilani
- AlbiMall Superliga | Ndeshja e katërmbëdhjetë kampionale
- Stadiumi | Qytetit në Suarekë
- E shtune| 22 nëntor | ora 13:00
- Transmetimi | Art Motion
PËRMBLEDHJE
- Përballja e 34-të në të gjitha garat ndërmjet dy skuadrave
- Dhjetë përballjet e fundit bilanci është i barabartë
- Përballja e dytë këtë edicion garash
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Besart Krivanjeva do të mungoj për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4) dhe Hamdi Namani, i cili po vazhdon rikuperimin nga lëndimi.
- Rikthehet Robert Rrahmani pasi mungoi në ndeshjen e kaluar.
FAKTE SHTESË
- Ndeshja e katërmbëdhjetë kampionale: Skuadra kërkon të vazhdoj ritmin pas fitores ndaj Malishevës
Fanella: Ekipi do të luaj me fanela komplet të bardha
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Mentor Ajetit, i cili do jetë i asistuar nga Altin Zhegrova dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa Ersen Janovali do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Erdall Zasella, ndërsa Gzim Mehmeti do jetë AVAR.
