Me moralin lart dhe me vetëbesim, ekipi nis një kampanjën garuese në Albi Mall Superligë për edicionin 2026/26.
Feronikeli ’74 vs. Gjilani
• AlbiMall Superliga | Ndeshja e parë kampionale
• Stadiumi | “Rexhep Rexhepi” në Drenas
• E premte | 14 gusht | ora 16:30
• Transmetimi | Art Motion
PËRMBLEDHJE
- Gjilani kërkon ta nis me fitore edicionin e ri futbollistik, gjë të cilën nuk e ka arritur në tre edicionet e fundit kampionale
- Morali dhe entuziasmi është prezant tek e gjithë skuadra, e cila me padurim e pret duelin e parë këtë edicion
- Gjashtë edicione më parë Feronikeli ’74 dhe Gjilani kishin hapur kampionatin në ndeshjen e parë
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Milazim Bajraktari mbetet futbollisti i vetëm i dëmtuar dhe jo i gatshëm për këtë ndeshje
Kthehet:
- Hamdi Namani do jetë i plotë në këtë përballje duke lënë plotësisht prapa lëndimin e pësuar në fazën përgatitore në Bansko
- Granit Jashari është gjithashtu i gatshëm, pasi që ka kaluar të gjitha testet e nevojshme para ndeshjes
FAKTE SHTESË
- Ndeshja e parë kampionale: Dueli ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilanit e hap siparin e edicionit 2026/27
- Debutime: Asnjë futbollist i ri nuk do jetë pjesë e skuadrës për herë të parë në kampionat, të gjithë më parë kanë luajtur në Superligë
- Fanella: Ekipi do të luaj për herë të parë me fanellën e tretë
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Alban Shalës, gjyqtarit më të mirë në vend, i cili do jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova, ndërsa Isak Ceroviku do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Eridon Podvorica dhe Gzim Mehmeti.
