Fundjava na gjen sërish në shtëpi, derisa këtë herë i bëjmë ‘konak’ Feronikeli ’74. Dueli zhvillohet të dielën më 18 tetor, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Gjilani vs Feronikeli ’74
- AlbiMall Superliga | Ndeshja e dhjetë kampionale
- Stadiumi | ndihmës në Gjilan
- E shtune| 17 tetor | ora 18:00
- Transmetimi | Art Motion
PËRMBLEDHJE
- Fillon faza e dytë kampionale
Feronikeli ’74 ndër kundërshtarët më të papërshtatshëm ndër vite
Të gjitha ndeshjet deri në pushimin e kombëtareve do të luhen nën ndriçimin e reflektorëve
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Bleart Tolaj rikthehet për këtë përballje pas një mungese të gjatë, ndërkohë që Besart Krivanjeva bie nga lista për shkak të shqetësimeve muskulare.
FAKTE SHTESË
- Ndeshja e dhjetë kampionale: Skuadra kërkon të vazhdojë ritmin e fitoreve pas triumfit bindës ndaj Drenicës.
Fanella: Ekipi do të luaj me fanelat komplet të kuqe
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Rrezart Hasanajt, i cili do jetë i asistuar nga Kastriot Peci dhe Altin Zhegrova, ndërsa Granit Pacolli do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Eridon Podvorica, ndërsa në AVAR do jetë Pashtrik Burrniku.
