Skuadra ka performuar në mënyrën më të mirë të mundshme në miqësoren ndaj ekipit grek Levadiakos, që militon në garat elitare, teksa regjistron fitore me rezultat të ngushtë 2-1.
Thaqi ia bën sefte në fazë
Bilalli shënon golin e fitores
Bllaca startues
Ndeshja e radhës ndaj Kalamata FC
Dueli ndaj Levadiakos ishte i treti në këtë fazë përgatitore në Bansko të Bulgarisë, derisa ekipi po vijon të përshtatet me skemat dhe detyrat që kërkon stafi teknik.
Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për skuadrën që rrezikon përmes Mevlan Zekës dhe Bleart Tolajt, mirëpo pa shumë sukses. Grekët e Levadiakos kaluan në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes, e cila nuk zgjati edhe shumë, pasi që Armend Thaqi realizoi pesë minuta më pas (1-1).
Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e drejtuar nga Debatik Curri realizoi edhe njëherë tjetër, teksa këtë herë pas një aksioni model të ndërtuar nga Arjol Bllaca dhe Oltion Bilalli, ky i fundit e dërgoi topin drejt rrjetës (1-2).
Deri në fundin e ndeshjes, ekipi krijoi edhe disa mundësi shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Në duelin e fundit kontrollues, skuadra do të luaj ndaj ekipit tjetër grek Kalamata, takim ky që zhvillohet në mëngjesin e 1 Gushtit.
FC Levadiakos – SC Gjilani 1-2 (1-1)
Evima Sport Centre – Bansko
Të ndëshkuar: Lorik Boshnjaku
Golashënues: Armend Thaqi 30′, Oltion Bilalli 65′
Përbërja: Coric, Thaqi (C), Limani, Jashari (45′ Potoku), Krivanjeva (65′ Sylaj), Ibrahimi, Bilalli, Boshnjaku, Bllaca, Tolaj (66′ Isufi), Zeka (35′ Morina) Trajner: Debatik Curri.
