Miqësore | FC Politehnica lasi 1-1 SC Gjilani - SC GJILANI

Miqësore | FC Politehnica lasi 1-1 SC Gjilani

Kuqebardhët kanë përmbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore verore që po zhvillohet në qytetin Bansko të Bullgarisë.

Përballja ndaj skuadrës rumune FC Politehnica Iași ishte një test i mirë për ekipin, që tregoi angazhim dhe momente cilësie, veçanërisht gjatë pjesës së parë.

Goli i vetëm për skuadrën tonë u realizua në minutën e 37-të nga sulmuesi Edi Basa, pas një aksioni të bukur dhe një asistim preciz nga Mehdi Çoba. Aksioni u finalizua me qetësi dhe saktësi nga Basa, i cili tregon formë të mirë në këtë fillim përgatitor.

Në pjesën e dytë, stafi teknik vendosi të aktivizojë të gjithë futbollistët e disponueshëm, me qëllim që të vlerësojë sa më mirë gjendjen fizike dhe përshtatjen e secilit lojtar. Ndeshja shërbeu si një mundësi e vlefshme për të parë në veprim edhe emrat e rinj dhe për të testuar disa ide taktike për sezonin e ri.

Përkundër rezultatit, ekipi shfaqi energji pozitive dhe premton për përmirësim të mëtejshëm në ndeshjet e ardhshme. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Bullgari janë planifikuar edhe tre ndeshje të tjera miqësore, që do të njoftohen në vijim.

Përbërja: Laroshi, Thaqi (C), Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilali, Rrahmani, Çoba, Basa, Jarovic.
U inkuadruan: Bllaca, Kqiku, Reçi, Taipi, Sadiku,  Morina, Kërqeli, Kasa, Prapashtica, Aganspahic.