Miqësorja me Fushë Kosovën prodhon debutues të rinj, Ferati i'a bën sefte! - SC GJILANI

Miqësorja me Fushë Kosovën prodhon debutues të rinj, Ferati i’a bën sefte!

Është mbyllur ndeshja kontrolluese përballë miqësores, e cila prodhoi debutues të rinj, të cilët u aktivizuan nga ekipi i 21 vjeçarëve.

Madje, njëri prej tyre edhe realizoi gol. Altin Ferati në prekjen e parë me topin realizoi gol. Sulmuesi i ekipit të rinjëve qëlloi me prekjen e parë në fillimin e fraksionit të dytë.

Trajneri Ardian Nuhiu aktivizoi të gjithë futbollistët që pati në dispozicion nga fillimi i pjesës së dytë. Tonin Korça, Asdren Zejnullahu, Lazim Krasniqi, Altin Ferati e Lorent Rafuna u inkuadruan në lojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit që hynë në lojë në pjesën e dytë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1 në favor të miqve.

Ndryshe ekipi do të zhvilloj në javën e ardhshme ndeshjen kampionale ndaj FC Ferizajt për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligë.