Nuhiu | Kundërshtarin e rrespektojmë për cilësitë, por nuk duhet harrojmë për vlerat që ka ekipi ynë - SC GJILANI

Nuhiu | Kundërshtarin e rrespektojmë për cilësitë, por nuk duhet harrojmë për vlerat që ka ekipi ynë

Ardian Nuhiu është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj FC Ballkani, e vlefshëm për xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.

Tekniku i skuadrës ka folur për cilësitë që ka ekipi kundërshtar, mirëpo ka thënë që nuk duhet harruar edhe për vlerat që ka ekipi që ai drejton.

“Ndeshjet e tilla na bëjnë mirë të gjithëve, zhvillohemi edhe ne si trajner, por edhe futbollistët. Kemi analizuar kundërshtarin dhe e dijmë mjaft mirë për cilësitë që ka, por në asnjë moment nuk do të harrojmë për vlerat dhe cilësitë që kanë edhe futbollistët e mi. Ndeshjen e presim me shumë qetësi dhe do të punojmë shumë për ta marrë fitoren”.

Kjo ndeshje nuk është vendimtare, por është e rëndësishme, ashtu si çdo sfidë tjetër kampionale.

“Ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Po punojmë me grupin çdo ditë dhe po shoh që po rritemi si skuadër. Jam falenderues ndaj futbollistëve të cilët janë të përkushtuar në çdo seancë stërvitore dhe çdo gjë që unë ua kërkoj atyre. Ndodhemi përballë një kundërshtari tejet të fortë, por ne do të punojmë për ta gjetur rrugën drejt fitores”, shtoi Nuhiu.

Mesazhi nga ndeshja me Llapin

“Po përmisohemi nga dita në ditë. Morëm një mesazh të fuqishëm nga skuadra, pasi që kemi zhvilluar një ndeshje tejet pozitive përballë Llapit, një kundërshtarit me shumë cilësi, të cilin e kufizuam në vetëm një rivënie fundore, ku edhe u ndëshkuam, ndërkohë që krijuam raste të mjaftueshme për ta fituar ndeshjen. Gjërat do të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe do të kërkojmë në vazhdimësi nga ekipi që të përmisohen në gjërat që do t’ua kërkojmë”, shtoi Nuhiu.

Tekniku i kuqebardhëve nuk ka dashur të veç asnjë skuadër, teksa ka deklaruar se gjithë futbollistët që ka në ekip do i transferonte nëse do ishin sërish në merkato.

“Nuk do ta veçoj asnjë skuadër. Këtu jam me stafin tim dhe futbollistët vetëm për të fituar. Po të hyjmë edhe njëherë afatit kalimtar do t’i zgjidhja të njejtit futbollistë”, përfundoi Nuhiu.

Gjilani dhe Ballkani ndeshen të hënën më 19 Gusht në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 17:00.