Në vikend skuadra do të zhvilloj duelin e xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë, me ç’rast udhëton në Suharekë për t’u përballur me ekipin homonim.
Ekipi ka nisur punën për këtë përballje me gjithë artilerinë në dispozicion dhe me shumë optimizëm pas rezultateve pozitive në këtë start pranvere.
Ky takim do të jetë i treti ndërmjet dy skuadrave këtë edicion dhe në përgjithësi në histori. Ballafaqimi i parë në Suharekë kishte përfunduar me fitoren e vendasve (3:2), ndërkohë që dueli në Gjilan ishte mbyllur me shifra të barabarta (1:1).
“Kuqebardhët” ndodhen në pozitën e pestë në klasifikim me 28 pikë, dy më shumë se “verdhezinjtë” që ndodhen një pozitë më poshtë.
Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.