Përfundojnë punimet para nisjes drejt Klinës - SC GJILANI

Përfundojnë punimet para nisjes drejt Klinës

Skuadra ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para duelit ndaj FC Dukagjinit, sfidë e vlefshme për xhiron e tretë në Albi Mall Superligë.

Në temperature optimale për punë, ekipi është përgatitur në fushën me bari natyral në stadiumin kryesor të qytetit.

Me grupin është bashkuar edhe Oltion Bilalli, i cili kishte një shqetësim muskular, ndërkohë që Aridon Bllaca po vazhdon me procesin e rikuperimit pas lëndimit të cilin e kishte pësuar në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Për këtë takim gjithë futbollistët e tjerë janë në dispozicion.

Përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit është planifikuar të zhvillohet të dielen më 25 Gusht në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me fillim nga ora 16:00.

Zyra për media
24 Gusht, 2024