Përgatitjet e fundit para duelit ndaj Dukagjinit në Klinë - SC GJILANI

Përgatitjet e fundit para duelit ndaj Dukagjinit në Klinë

Edhe pse në kohë tejet të limituar, ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin e vikendit ndaj Dukagjinit në Klinë.

Pas duelit në mesjavë në kuadër të kupës së Kosovës, skuadra ka zhvilluar seancën e parë dhe të fundit stërvitore para takimit kampional ndaj Dukagjinit në Klinë.

Edison Kqiku dhe Elton Isufi nuk kanë arritur të jenë të gatshëm për këtë sfidë, ndërkohë që në dyshim mbetet edhe paraqitja e sulmuesit Udoyen Akpan, shkak gjendja gripore. Pjesa tjetër e futbollistëve do të jenë gati për këtë përballje.

Në dy përballjet e para triumfues kishin dalë “Hithat”, ndërkohë që dueli i së dieles do jetë i treti ndërmjet dy skuadrave këtë edicion garash.

Ballafaqimi fillon nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.