Pësojmë nga një penalti e falur përballë CSKA Sofia - SC GJILANI

Pësojmë nga një penalti e falur përballë CSKA Sofia

Një penalti e vetme në pjesën e dytë e lojës dhe atë tejet diskutabile e ka vendosur ndeshjen ndërmjet CSKA Sofia dhe Sport Club Gjilani.

Ndeshje tejet pozitive e treguar nga futbollistët e Ardian Nuhiut, të cilët përveçse krijuan raste të pastërta shënimi, treguan edhe stabilitet në repartin defansiv, duke mos lejuar shumë kundërshtarin t’i afrohet portës.

Në stadiumin nacional “Vasil Levski” në Sofje tifozë të shumtë patën mundësi të shihnin futboll mjaft të bukur, por që u detyruan të shohin vetëm një gol dhe atë nga pika e bardhë.

Oltion Bilalli dhe Edi Basa patën raste të pastërta shënimi në pjesën e parë të lojës, derisa mundësi e mirë i’u ofrua edhe Kushtrim Shabanit në pjesën e dytë, mirëpo harkimin e Robert Rrahmanit nuk e drejtoi drejt rrjetës.

Kjo ishte miqësorja e parë e kuq & bardhëve në tokën bullgare, derisa në agjendë janë edhe tri të tjera për t’u zhvilluar.

Ditët në vazhdim pritet të ketë disa risi në klub, duke përfshirë edhe ardhjen e futbollistëve të rinj.