Ekipi është i gatshëm për të zhvilluar miqësoren e tretë parasezonale, njëherit të dytën që kur futbollistët u zbarkuan në tokën bullgare.
Përballë skuadrës së Ardian Nuhiut do të jenë izraelitët e Bnei Sakhnin që garojnë në kampionatin elitar të futbollit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Simitli” rreth 40 minutë nga vendi ku po qëndrojnë ‘kuqebardhët’.
Për këtë përballje në dispozicion do të jenë gjithë futbollistët, përjashto Lorent Rafunën që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Ndeshja fillon nga ora 18.00 me kohën lokale, ndërsa me kohën në vendin tonë 17:00.