Këtë mesjavë zhvillohet xhiro e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, derisa përballja ndërmjet rivalëve lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është në horizont.
Ekipi është rikthyer në aktivitet dhe po punon në përgatitjet e kësaj ndeshje, e cila do jetë e treta këtë sezonë ndaj bardhekaltërve. Nga dy takimet e para skuadra ka fituar një dhe ka barazuar një tjetër.
Gjithë grupi është në dispozicion të krytrajnerit Ardian Nuhiu, i cili në pasditen e së mërkurës do të mbajë edhe seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes, e cila zhvillohet të enjten më 27 mars.
Në total ky pritet të jetë derbi numër 50-të kampional që nga pasluftja ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë i 56-ti në të gjitha garat.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe fillon nga ora 14:00.