Kryetrajneri i ekipit Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së tetë kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Vushtrrisë.
Përballja ndaj Vushtrrisë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi që Vushtrria është një skuadër elitare dhe ka ditur të zhvillojë ndeshje të mira, mirëpo beson maksimalisht që në këtë përballje do të triumfojë skuadra e tij.
“Kemi patur kohën e duhur për ta përgatitur ndeshjen. Luajmë përballë Vushtrrisë dhe normalisht nuk do të jetë lehtë, nuk do ta neglizhojmë në asnjë moment kundërshtarin. Do të luftojmë për ta dhënë maksimumin dhe besoj që do të rikthehemi te fitoret”.
“Jam i kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët, pavarësisht që nuk kemi marrë pikët të cilat i kemi kërkuar. Kemi dominuar ndeshjet, kemi krijuar rastet, po nuk kemi arritur te rezultati të cilin e kërkojmë”.
“Besoj që me rikthimin e gjithë futbollistëve, skuadrave do të jetë në maksimumin e vet dhe do të shohim një Gjilan akoma më të fortë”.
“Atmosfera brenda grupit është e jashtëzakonshme dhe për këtë është merita edhe e drejtuesve të klubit që kanë ndërtuar një grup të shëndosh të futbollistëve”.
“Gjilanin e shoh në pozitat e para të renditjes tabelare, pasi që është i ndërtuar të jetë i tillë”.
