Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Dritës, takim në të cilin “kuqebardhët” do të jenë në cilësinë e nikoqirit.
Seanca e fundit u karakterizua me atmosferë të lartë pune, përkushtim maksimal dhe fokus të plotë për ballafaqimin e ditës së hënë. Orhan Abdi së bashku me pjesën tjetër të stafit u përqendruan në harmonizimin e skuadrës.
Për këtë përballje jashtë fushave të blerta mbeten Oltion Bilalli, Shqiprim Taipi dhe Robert Rrahmani, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për shkak të lëndimeve. Lajme fantastike vijnë nga infermieria për futbollistët Armend Thaqi dhe Senad Jarovic, të cilët do të të jenë në maksimumin e tyre.
Futbollistët presin tifozët të jenë afër skuadrës dhe të tregojnë përkrahjen e tyre në mënyrë sportive, duke kontribuar për një atmosferë të denjë për këtë ngjarje të madhe sportive.
SC Gjilani mbetet e përkushtuar për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të arritur një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të kampionatit.