Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar sot kalendarin zyrtar të garave për edicionin 2025/26 në Albi Mall Superligë. Sipas shortit të hedhur, skuadra jonë, SC Gjilani, do të debutojë në këtë edicion me një përballje mjaft interesante, duke e pritur në stadiumin tonë ekipin e FC Ballkanit, në ndeshjen e parë të sezonit.
Kjo sfidë do të zhvillohet më 16 ose 17 gusht 2025, në varësi të orarit përfundimtar që do të caktohet nga FFK dhe transmetuesit zyrtarë.
Përballja me një kundërshtar të kalibrit të lartë si Ballkani që në javën e parë është një mundësi për skuadrën tonë që të tregojë ambiciet për edicionin 2025/26 dhe të nisë kampionatin me një rezultat pozitiv para tifozëve tanë të zjarrtë.
Stafi teknik dhe lojtarët tanë tashmë janë në fazën përgatitore intensive për të qenë të gatshëm për sfidën e parë dhe për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë, por me synime të qarta: paraqitje dinjitoze, stabilitet dhe pretendime për pozita sa më të larta në renditje.
🔜 Ndeshja e parë:
📆 16/17 Gusht 2025
🏟 SC Gjilani 🆚 FC Ballkani
📍 Stadiumi i qytetit, Gjilan
Për më shumë informacione rreth kalendarit të plotë të sezonit, ndeshjeve të radhës dhe lajmeve nga skuadra, qëndroni me ne dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe faqen zyrtare.