Përfundon sërish me barazim, por këtë herë me rrjeta të tundura në miqësoren e fundit në tokën turke përballë ekipit moldav Zimbru Chisinau.
Njëra ndër ndeshjet më të mira në këtë fazë përgatitore me ekipin që tregoi karakater dhe vendoshmëri duke krijuar mundësi të panumërta shënimi dhe mbi të gjitha erdhi goli i parë i sulmuesit Almir Aganspahic.
Megjithatë, ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën që këtë përballje ishte me fanellën e tretë, pasi që panë vetën në disavantazh në minutën e 15-të të ndeshjes. Futbollisti Just Ice pasi që shmangu bukur mbrojtësin Besir Ramadani gjuajti me këmbën e djathtë dhe realizoi gol të bukur (0-1).
Megjithatë, menjëherë pas golit, skuadra mori vetën. Blerind Morina gjuajti afër zonës në minutën e 25-të të ndeshjes, por goditjen e tij e dëboi në fundore ‘gardiani’ Niko Cebotari. Dy minuta më pas Yll Ibrahimi me një aksion individual u gjen bukur para portës, por gjuajti vetëm pranë shtyllës pingule të portierit Cebotari.
Deri në fundin e pjesës së parë një mundësi shënimi iu ofrua edhe anësorit Edi Basa, por goditjen e tij e priti Cebotari.
Skuadra nisi aty e la në pjesën e parë, me dominim dhe raste të krijuar. Blerind Morina në minutën e 47-të të ndeshjes gjuajti bukur, por sërish priti Cebotari.
Megjithatë, goli erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes, derisa Almir Aganaspahic u gjend bukur brena zonës pas asistimit të Morinës dhe dërgoi topin në rrjetë për ta barazuar rezultatin (1-1).
Deri në fundin e ndeshjes ekipi pati mundësi për të realizuar, por pa krijuar diçka shumë më serioze, derisa duhet veçuar pritja e Kenan Haxhihamzës krejt në fundin e takimit.
Njëherit kjo ishte edhe ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia Camp, derisa skuadra do të mbajë seancën e fundit rigjeneruese në mëngjesin e së mërkurës (29 janar) dhe më pas do të rikthehet në shtëpi.