Skuadra zhvilloi ndeshjen më të dobët të sezonit, duke dorëzuar ndeshjen brenda pak minutave lojë të pjesës së parë.
Pavarësisht dëshirës dhe grintës për të shfaqur një tjetër performancë në ndeshjen derbi ndaj Dritës, ashtu sikurse në ndeshjet e kaluara, ndodhi e kundërta.
Brenda 22 minutave lojë, ekipi u ndëshkua tre herë nga Ajzeraj, Broja dhe Manaj për ta ndryshuar gjithë rrjedhën e lojës. Tentimet për të reaguar nuk ishin të mjaftueshme, pasi që skuadra nuk arriti të bëntë më shumë se një gol i Oltion Bilalit i realizuar në minutën e 38-të të ndeshjes, por edhe ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në fund të pjesës së parë skuadra u ndëshkua sërish, pasi që futbollisti i bardhekaltërve Denis përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe realizoi edhe njëherë tjetër.
Fraksioni i dytë i lojës ishte diçka më ndryshe me skuadrën që tentoi të reagonte, por duke mos arritur të gjente rrugën drejt portës.
90 minutësh i errët për skuadrën që mbyll njërën ndër ndeshjet më të dobëta të sezonit.
Drita 4-0 Gjilani
Të ndëshkuar: Marko Roganovic
Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Zgjim Rahimi, Rrezart Hasanaj, Vigan Ibërdemaj (Var), Lumturie Muhadri (Avar)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Përbërja: Haxhihamza, Thaqi (C), Arago (45′ Ramadani), Roganovic, Ibrahimi, Taipi (70′ Rrahmani), Bilali (45′ Morina), Shabani, Bilalli, Prapashtica (60′ Basa), Jarovic (60′ Aganspahic). Kryetrajner: Ardian Nuhiu