Përmbushet me sukses objektivi i edicionit 23/24, teksa triumfojmë në Klinë përballë Dukagjinit falë dy golëshit të Senad Jarovic dhe nga një shënimi tjetër të Donaldo Ackajt dhe Edi Bashës.
Vlen për t’u theksuar debutimi nga minuta e parë për ‘gardianin’ Rrezon Matoshi, teksa minuta pati edhe për futbollistët e rinj të ekipit.
Njëherit kjo ishte ndeshja e xhiros së fundit kampionale në “Albi Mall” Superligë.
Ekipi mbyll kampionatin në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 45 pikë.
43 gola të realizuar nga të cilat Senad Jarovic i ka realizuar 11, ndërsa 38 gola janë pranuar.