Sport Club Gjilani uron FC Ballkanin për fitimin e titullit kampion në elitën e futbollit kosovar për edicionin 23/24 dhe fitimin e Kupës së Kosovës.
Duke uruar përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare, përgëzojmë edhe klubin e Llapit, Dritës dhe Malishevës, të cilat gjithashtu do të luajnë në Evropë.
Mirëseardhje i urojmë klubit të Suharekës dhe Ferizajt në Superligë, duke shpresuar në bashkëpunim sportive dhe mikëpritës, sikurse me gjithë klubet e tjera aktuale.
Me shumë sinqeritet,
Sport Club Gjilani