Pavarësisht që ekipi arrinë të realizoj gol dhe të zhbllokoj ndeshjen, sërish mbetet pa fitore, madje këtë herë nuk ia del të merr asnjë pikë nga udhëtimi ndaj Dukagjinit në “18 Qershori” në Klinë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar në minutat e para të ndeshjes, teksa një goditje e fuqishme e kapitenit Edison Kqiku u devijua nga një futbollist i vendasve dhe u përplas për rrjetën e Bekim Rexhepit.
Në momentet më të mira të skuadrës erdhi ndëshkimi, teksa futbollisti Met Millaku shfrytëzoi një pakujdesi të ‘gardianit’ Kenan Haxhihamza, i cili realizoi për ta barazuar rezultatin.
Përpjekjet e shumta për ta rikthyer epërsinë brenda pjesës së parë ishin jo të mjaftueshme, teksa 45 minutëshi i parë u mbyll me shifra të barabarta.
Në pjesën e dytë të lojës erdhi edhe ndëshkimi, teksa një ndërhyrje e Edison Kqikut brenda zonës u sinjalizua si e palejuar nga gjyqtari Ilir Mehmeti që akordoi penalti për vendasit. Altin Merlaku shënoi për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Marko Roganovic, Senad Jaraovic dhe Edi Basa patën mundësi të mira shënimi për ta barazuar rezultatin, mirëpo pa arritur ta dërgojnë topin drejt rrjetës.
FT: FC Dukagjini 2-1 SC Gjilani
Golashënues: Edison Kqiku 9′
Të ndëshkuar: Shabani, Kqiku
Stadiumi: 18 Qershori – Podujevë
Përbërja: Haxhihamza, Kqiku, Roganovic, Jamal, Ibrahimi (Martinaga), Bilali (Morina), Shabani (Bilalli), Rrahmani (Kaçe), Prapashtica (Krasniqi), Basa, Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.