Raporti | Gjilani 0:1 Malisheva - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 0:1 Malisheva

Disfatë në sekondat e fundit të ndeshjes përballë Malishevës (0:1), pavarësisht dominimit të plota të ‘kuqebardhëve’ nga minuta e parë e ndeshjes.

Ritmi dhe rastet për gol ekzistuan nga fillimi i takimit, me skuadrën e drejtuar nga Ardian Nuhiu që kërkoi fitoren me çdo kusht nga kjo përballje.

Rastet e Albin Prapashticës, Oltion Bilallit dhe Senad Jarovic ishin ato të cilat e karakterizuan 45 minutëshin e parë të kësaj ndeshje, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte fotokopje e të parit. Raste të krijuara me bollëk, por pa finalizim.

Albin Prapashtica doli i vetëm me ‘gardianin’ Veli, por gjuajtja e tij përfundoi drejt në trupin e portierit mysafir.

Mundësi tjetër shënimi për Albin Prapashticën, teksa u shërbye bukur nga jashtë zonës nga Armend Thaqi, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë.

Sabit Bilalit gjithashtu ju ofrua një mundësi e pastër shënimi, derisa nga brenda zonës gjuajti jashtë portës.

Ndëshkimi për gjithë këto mundësi të pashfrytëzuara erdhi në minutën e tretë të lojës shtesë. Nga një devijim jo i mirë i mbrojtjes vendase, përfitoi Fatjon Bunjaku, i cili me një goditje të saktë realizoi për ta zhbllokuar ndeshjen.

Koha nuk premtoi për më shumë, me skuadrën që u detyrua të pranoj një humbje të pamerituar.

FT: SC Gjilani 0-1 FC Malisheva
Golashënues: 
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli, Blerind Morina, Marko Roganovic
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Ramadani, Ibrahimi, Shabani , Rrahmani, Bilalli, Prapashtica (70′ Bilali), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.