Raporti | Gjilani 1:1 Prishtina - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 1:1 Prishtina

Marko Roganovic ishte përcaktues për epilogun e ndeshjes kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, derisa me golin e realizuar në minutën e dytë të kohës shtesë solli sfidën në barazpeshë (1:1).

Pas disfatës në mesjavë ndaj Malishevës ekipi kërkoi rikthimin në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe nisi përballjen me shumë entuziasëm. Mundësia e parë në ndeshje iu dha Senad Jarovic, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi mbi portën e Ardit Nikës.

Skuadra u ndëshkua në minutën e 22-të të ndeshjes, derisa nga një rivënie fundore ishte Kushtrim Shabani, futbollisti i vendasve që në tentim për ta larguar topin e qëlloi portën e tij (0-1).

Ekipi tentoi reagimin duke provuar ta gjente rrugën drejt rrjetës, por pa konkretizim. Albin Prapashtica me një solo aksion provoi të rrezikonte portën e Nikës, mirëpo pa sukses.

Pavarësisht përpjekeve për të ndryshuar rrjedhën e lojës deri në fundin e pjesës së parë, shifrat mbetën të pandryshuar.

Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra rrezikoi më tepër. Fillimisht kapiteni Armend Thaqi provoi të realizonte nga ndërprerja në minutën e 58-të të ndeshjes, por goditja e tij shkoi mbi traversë.

Pesë minuta më pas, Oltion Bilalli pati një mundësi ideale për të realizuar, mirëpo nga afërsia gjuajti me kokë jashtë portës.

Bilalli pati një mundësi ideale për të realizuar edhe në minutën e 65-të të ndeshjes, mirëpo këtë herë goditjen e tij me kokë e priti Nika me shumë vështirësi.

Skuadra mysafire ka mundur fare lehtë ta gjente golin e dytë në ndeshjes sikurse Ardian Limani të realizonte nga afërsia. Ishte Kenan Haxhihamza ai i cili e priti goditjen e futbollistit gjilanas (67′).

Pas shumë tentimeve për të realizuar dhe në ndjekje të golit të barazimit, ishte mbrojtësi Marko Roganovic i cili në minutën e dytë shtesë arriti ta bënte një gjë të tillë. Roganovic përfitoi nga një top i devijuar brenda zonës dhe me kokë realizoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (1-1).

Menjëherë pas golit të barazimit, ekipi u hodh në sulm dhe kërkoi me ngulm edhe golin e radhës. Mundësi për të realizuar pati Senad Jarovic, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës (90+5′).

Mbyllet me barazim sfida e xhiros së 25-të me ekipin që shkon në pushim disa ditor, pasi që java e ardhshme do jetë pauza e kombëtareve.

Gjilani 1-1 Prishtina
Golashënues: Marko Roganovic 90+2′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi
Gjyqtarë: Gramos Shala, Altin Zhegrova, Faton Jakupi, Ersen Janovali, Lirim Jashari (Var), Arbnor Bullatovci (Avar)
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi (C), Arago, Roganovic, Ibrahimi, Taipi (76′ Bilali), Shabani (76′ Morina), Basa (50′ Aganspahic), Bilalli (85′ Kqiku), Prapashtica (85′ Alisson), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu