Pas ditëve të lëna të lira në vikend, ekipi është rikthyer në aktivitet, mirëpo i përgjysmuar për shkak të mungesave të shumta nga lëndimet.
Redi Kasa, Mehdi Çoba, Robert Rrahmani dhe Almir Aganspahic kanë vijuar me tretmanet fizikale, ndërkohë që në fushë kanë zbritur Edison Kqiku dhe Haris Isufi për të vijuar stërvitjet në mënyrë të diferencuar.
Shqiprim Taipi po vijon me grupin pa shqetësime dhe pritet të jetë në maksimumin e tij për sfidën e fundjavës, ashtu sikurse edhe Lorik Boshnjaku.
Atmosfera brenda kampit “kuqebardh” ka qenë tejet pozitive pas triumfit në xhiron e fundit ndaj Prishtinës së Re (0-1).
Ekipi do ti zhvillojë seancat e radhës stërvitore në program të mëngjesit gjatë gjithë javës, ndërkohë që në vikend udhëton sërish, këtë herë për tu përballur me Ballkanin në Suharekë.
