SC Gjilani 2-0 KF Flamurtari | Superliga U19 - SC GJILANI

SC Gjilani 2-0 KF Flamurtari | Superliga U19

Ekipi i 19 vjeçarëve ka regjistruar fitoren e tretë kampionale brenda shtatë javësh, derisa në shtëpi kanë triumfuar përballë Flamurtarit me rezultat të pastër 2-0.

  • Fitorja e tretë sezonale për 19 vjeçarët
  • Elonis Isufi dhe Riol Hasani realizojnë për fitoren
  • Venis Luma ruan portën e paprekur

Skuadra e 19 vjeçarëve ka triumfuar në duel me Flamurtarin në shtëpi, derisa me rezultat të pastër kanë marrë tre pikët e radhës. Elonis Isufi hapi serinë e golave në minutën e 39-të të ndeshjes, derisa Riol Hasani në minutën e 60-të veçse e vulosi fitoren e tretë sezonale.

Tashmë kuqebardhët numërojnë nëntë pikë dhe renditen në mesin e klasifikimit. Në kuadër të xhiros së tetë, gjilanasit udhëtojnë drejt Mitrovicës për tu përballur me Trepçën.

Të dhënat:

SC Gjilani 2-0 KF Flamurtari
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Imran Murtezi, Donat Maliqi, Ylli Pireva
Golashënues:
Elonis Isufi 39′, Riol Hasani 60′
Përbërja:
Luma, Isaki, Ramani, Hyseni, Miftari (84′ Spahiu), Kadriu, Hasani C (75′ Emini), Isufi (Denis Isufi 63′), Qerimi, Fejzulli, Muharremi. Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Eldin Ramani, Nexhat Fejzulli, Erd Hyseni, Elonis Isufi