Ekipi ka vijuar me seancën rigjeneruese pas duelit kontrollues përballë skuadrës kazake Elimai.
Grupi ka punuar në pishinën e mbyllur të hotelit për t’u rigjeneruar pas takimit të dytë kontrollues në tokën turke.
Atmosfera brenda kampit është e jashtëzakonshme me futbollistët të cilët krahas që po mbushin bateritë për pjesën pranverore të kampionatit, gjithashtu po kalojnë momente mjaft të mira.
Puna intensive do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me ç’rast janë planifikuar edhe disa duele të tjera kontrolluese.