Senad Jarovic sërish "Ylli i Javës" - SC GJILANI

Senad Jarovic sërish “Ylli i Javës”

Tjetër dy golësh, tjetër performancë fantastike e futbollistit Senad Jaroviç që fiton kështu për të dytën herë çmimin “Ylli i Javës”.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keçi, Naim Kodraliu dhe Blerim Haxholli e ka vlerësuar paraqitjen e futbollistit sulmues dhe ka nderuar për herë të dytë këtë edicion. Shtatëlarti realizoi dy gola vendimtar për ekipin në përballjen ndaj Dukagjinit në Klinë, të fituar me rezultatin 4-2.

Pasi mori këtë çmim, Jaroviç u shpreh i lumtur që u vlerësua sërish si më i miri i javës dhe se skuadra arriti të realizonte objektivin e këtij kampionati.

Ndër të tjerash ai ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe shtabin teknik për besimin e dhënë.

Herzlichen Glückwunsch, Senad!