Senad Jarovic, “Sulmuesi i vitit 2025” nga Telegrafi Sport - SC GJILANI

Senad Jarovic, “Sulmuesi i vitit 2025” nga Telegrafi Sport

Sulmuesi Senad Jarovic ka qenë topgolashënuesi i vitit 2025, duke qenë pika kyçe dhe vendimtar në shumë ndeshje të kuqebardhëve.

Me 14 gola dhe 10 asistime nga 37 paraqitje ai ka kontribuar në këtë vit kalendarik duke qenë ndër më të dalluarit.

Jarovic ka pranuar çmimin në mbrëmjen e organizuar nga mediumi “Telgrafi”.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Jarovic çmimin e fituar dhe shumë suksese në karrierën e tij sportive.