FC Bunyodkor nga Uzbekistani është ekipi i radhës që do të sfidojë kuqebardhët e Debatik Currit.
Takimi do të fillojë në ora 15:30 sipas kohës lokale në Turqi (13:30 Kosovë) në Asteria Sport Center – Antalia.
Gjithë skuadra do jetë në dispozicion të shtabit teknik përveç Redi Kasas dhe Haris Isufi, të cilët për shkak të lëndimeve janë rikthyer në Kosovë për të vijuar me procesin e rebabilitimit.
Kjo është miqësorja e tretë më radhë për Gjilanin, ndërkohë që në program është edhe një duel tjetër më datë 29 ndaj ekipit moldav Zimbru Chisinau.
FC Bunyodkor është klub futbolli nga Tashkenti, Uzbekistani, i themeluar në vitin 2005. Klubi ka fituar disa herë kampionatin dhe kupën e Uzbekistanit dhe ka pasur paraqitje të suksesshme në garat aziatike. Bunyodkor është i njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe rolin e tij të rëndësishëm në futbollin uzbek.
