Skuadra e SC Gjilanit ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore dyjavore në Antalia të Turqisë, e cila u zhvillua në kushte optimale dhe sipas planit të përcaktuar nga stafi teknik.
Gjatë qëndrimit dyjavor, ekipi zhvilloi seanca intensive stërvitore, si dhe katër ndeshje miqësore, të cilat shërbyen për testimin e gjendjes fizike, përmirësimin e aspektit taktik dhe harmonizimin e skuadrës në prag të vazhdimit të garave zyrtare.
Stafi teknik ka vlerësuar pozitivisht angazhimin dhe përkushtimin e futbollistëve përgjatë kësaj faze përgatitore, ndërsa përfundimet e nxjerra nga ndeshjet miqësore do të shërbejnë si bazë për përgatitjet e mëtejshme të ekipit.
SC Gjilani do të vazhdojë përgatitjet sipas programit të planifikuar, me fokus maksimal drejt objektivave të radhës së sezonit.
